Statuti i Partisë Balliste

Qëllimi i konstituimit të Partisë Balliste

Viti 2020, dita e 12-të e muajit  Janar,  në Hajvali, Rrethi administrativ Prishtinë, u bë MODIFIKIM I STATUTIT  DHE PROGRAMIT  TË PARTISË BALLISTE

 Statuti i Partisë Balliste

Qëllimi i konstituimit të Partisë Balliste

Partia Balliste ka vepruar dhe vepronë më normat e  frymës kombëtare, për të miren e Trollit dhe Popullit të vet, është parti suverene që nuk i nënshtrohet autoritetit të asnjë instance politike, filozofike, religjioze dhe as sociale.  Për t’ia arritur qëllimit dhe pikësynimit të vetë, mundë të bëhet anëtare e asociacioneve nacionale dhe interrnacionale,  pa e kufizuar autonominë e vetë politike e as suverenitetin atdhetar.

Statutet dhe Programi i P.B-esë  janë në harmoni të plotë më interesat e popullit Kosovar dhe ka pikësynim politik të një pushteti popullor.                                       

Partia Balliste është subjekt politik, që në praktikë ka idetë e ballizmit dhe bazohet në principet e vlerave morale, gjegjësishtë në solidaritet dhe egalitet të shancave te të gjithë bashkatdhetarëve: rrespektonë  të drejtat e njeriut, të lirive fondamentale,  si dhe Konventat relative për të drejtat e fëmisë.  – P.B-ja rrespektonë çdo fe e besim fetar dhe ka kujdes të veçantë ndaj atyre që plotësojnë apo mundohen t’i plotësojnë normat njerëzore.

Partia Balliste ka objektiv :  Të ushtrojë pushtet apo së paku të marrë pjesë në pushtet, që për P.B-në plyralizmi  dhe vendosëja në konkurrencë të formacioneve të ndryeshme politike janë një temel i guvernimit popullor dhe lirisë së opinjonit, gjithashtu të rrespektohet  lirija e adherimit të personëve në këtë apo në tjetër parti. 

P.B-ja  rrespekton konkurrentët dhe konkurrencën.

Partia Balliste participon në animacion të jetës politike dhe e konsideronë veten ndërmjetësuese  në mes të popullit dhe pushtetit:  i recensonë kërkesat apo nevojat e popullit dhe i transformonë në program partie.

P.B-eja, më të tanishmin konstitusion, konservonë të drejten e vet, mbrenda dhe jashtë shtetit tonë:

  • të veprimtarive politike, botuese, organizimit e menaxhimit të  programeve t’aktiviteteve  dhe klubeve kulturore, sportive, politike  –  të organizuera apo të instoruara, çdoherë të planifikuera nga Partia Balliste, e n’asnjë mënyrë ndër imponimin e përsonit të dytë.
  • P.B-eja konservonë të drejten e vet, mbrenda dhe jashtë shtetit tonë, të përkrahjes, lidhëshmerisë e bashkëpunim-aktivitetesh më parti e qendra vendore dhe të hueja adhuruese dhe përkrahëse të idéaleve dhe kulturës së ballizmit;
  • P.B-ja gjithashtu ka parasyshë konstituimin e degëve të nevojshme për interesat e partisë;
  • P.B-eja parashef krijimin e institucionit brenda partisë për pranimin e fondeve,   donacioneve, subvencioneve politike dhe ndihmave financiare për zhvillimin e aktiviteteve me qëllim të mbajtjes së egzistencës së Partisë, ashtu si i takon dhe që e kërkon  nevoja dhe interesi apsolut i Partisë Balliste  dhe     
  • të gëzonë të drejtën e shfrytëzimit, posedimit dhe të drejtën autoritare në të lartëcekurat e   të fonkcionojë lirshëm dhe e pavarur.

                                                                                                    Pajazit Podrimçaku,

                                                                            Lider dhe Kryetar i Përgjithshëm i Partisë Balliste 

KREU i  I-rë

Neni 1

Konstituimi i Partisë Balliste

me Statut dhe Program partie

Viti 2018, dita e 2-të e muajit  Prill,  në Novosellë (Fierzë) – Rrethi administrativ Pejë,  

që nënshkruesit e Kuvendit themelues të Partisë Balliste janë marrë vesh në mes veti dhe më ata që dëshiruan të adherojnë në statutet e të tanishmit akt, për të formuar një shoqatë  pa qëllim fitimi, në nivel e kualitet të partisë politike, dhe të veprojnë konform ligjeve për subjektet politike, sipas strategjisë  së ballizmit, duke u bazuar në statutet e të tanishmit akt të partisë, ashtu siç e kërkon interesi atdhetar dhe kombëtar.

Me vendim të Kuvendit themelues u formua subjekti politik, i cili u emërua „Partia Balliste“.

Neni 2

Partia Balliste u kompletua më Statut dhe Program të vet

Partia Balliste  në strukturen e saj  përmban titujt dhe pjesët zyrtare që një parti duhet t’i ketë :

  • Statutin,
  • Programin,
  • Emrin dhe  siglën       
  • Logon,
  • Flamurin zyrtar,
  • Flamurin ceremonial,
  • Vulën dhe
  • Selinë 

Emri dhe sigla e Partisë  

Partia mbanë emrin „Partia Balliste“  dhe siglën apo akronimin „P.B“ .

Logo 

  • Logo e Partisë ka formën katrore me dimensione bazë :  35cm x 35 cm,
  • Ortoqendra e katrorit ka formën rrethore  më ngjyrë të kuqe e shqiponjë të zezë bicefale në qendër, atë të Partisë Balliste, e  rrethuar më tri unaza: të zezë, të kuqe dhe një unazë kurorë-ngjyrë-ari.
  • Në unazë të zezë figuronë emri i Partisë. Emëri është i shkruar më shkronja të kuqe, ndërsa  akronimi “P.B”  figuronë  më shkronja të zeza në një elipsë të kuqe në unazë të zezë mbi dy krerët e shqiponjës.  Jashtë unazës-kurorë-ngjyrë ari, rrethon e kufizon katrori më sfond të zi.

Flamuri  zyrtar  ka proporcionet standarde: 100 x 60cm , më sfond të zi,  e në mes të flamurit ka një fushë rrethore të bardhë mbi të cilen pushon  shqiponja e zezë bicefale, ajo e Partisë Balliste, më inicialet e logos:  “P.B“ mbi kokë, ndërsa shqiponja e  flamurit ceremonial pushon mbi fushërrethore të kuqe e proporcionet e flamujve janë të njejtë.

Flamuri zyrtar i P.B-së (100 x 60 cm)                 Flamur ceremonial i P.B-së (100x60cm)

Vula e partisë Balliste ka formë rrethore e përmbanë: emrin e Partisë, inicialet e logos, shqiponjen e P.B-së, adresen e selisë dhe numrin e vulës;

Selija është e vendosur në Novosellë, Rrethi administrativ i Pejës, e që me vendim të Drejtoratit Madhor të Partisë Balliste (D.M.P.B), adresa e selisë mund të ndërrohet kurdo dhe kudo, nëse e kërkon interesi i Partisë, sidomos në rast të gjendjes madhore, që Partia mundet  të instalohet dhe strukturohet përkohësisht dhe për aç kohë sa është e nevojëshme jashtë Rrepublikës së Kosovës.

Neni 2 a.

Konstituimi dhe kohëzgjatëja e  P.B-së

Partia Balliste është konstituar për një kohëzgjatje të pakufizuar.

KREU  II-të.

Struktura e anëtarëve të Partisë  dhe  Rregulloret statutare

të anëtarësimit në Partinë Balliste

Neni 3

Struktura e anëtarëve të P.B-së përbëhet nga

  1.  anëtarët fondator,
  2.  anëtarët efektiv (militantë) dhe
  3.  adhurues apo simpatizantë.              

3a)   Anëtarët fondator të P.B-së  janë nënshkruesit e të tanishmit akt, janë lideri dhe efektivi i  konstituimit te subjektit të celulës bazë, të Drejtoratit Madhor të Partisë Balliste, jo më pak se tre  dhe më të drejtë vote të barabartë brenda gjirit të Partisë.

3b)   Anëtarët efektiv (militantë) të P.B-së kanë të drejtë të votohen dhe të votojnë për strukturat vendimarrëse të Partisë.

3c)   Anëtarët adhurues të P.B-së  janë përkrahës dhe përmbajtës të Partisë pa të drejtë pjesëmarrjeje në strukturat vendimarrëse të Partisë, por e kanë të drejten e pjesëmarrjes në votime të përgjithshme të Partisë (më prezentim të Kartës së anëtarësimit në Partinë Balliste dhe të letërnjoftimit apo pasaportës), po ashtu dhe në manifestime dhe aksione  partiake.

Neni  3.1

Përgjegjësia e Anëtarëve të  Partisë Balliste

Anëtarët fondator,  militant (efektif), adhuurues dhe zyrtarët e P.B-esë, nuk janë përgjegjës për borxhet e Partisë Balliste.

Neni 4

Rregulloret statutare t‘anëtarësimit në Partinë Balliste

a)    Pranimi,  

b)    Dorëheqja, 

c)    Përjashtimi,

d)    Komunikimi  i  listës së anëtarëve të Partisë,

e)    Garancioni ndaj  anëtarëve  të  partisë,

f)    Të drejtat  e  anëtarëve  të  P.B-së dhe

g)    Bashkëpunimi elektoral me  parti e shoqata, por jo kualicion më parti tjera.

4a )  Pranimi i anëtarëve në Partinë Balliste (P.B-e)

  • Odat Balliste Bashkiake dhe Odat Balliste Lokale janë të vetmet kompetente për pranim    të anëtarëve  në parti. 
  • I interesuari për t’u anëtarësuar në  P.B-e  duhet të ketë plotësuar moshen 18-të vjeçare, të jetë shtetas i Republikës së Kosovës, ku gjinija dhe feja nuk janë kusht.  Pra, pasi që gjinija  nuk është kusht për t’u anëtarësuar në Partinë Balliste as për t‘u votuar apo të votojë, pra në  P.B-e  Forumi i gruas nuk egziston;
  • Kërkesa për t’u anëtarësuar në P.B-e bëhet pranë Odës së lokalitetit që i përket (të asajë lokale apo bashkijake). Anëtarësimi bëhet individualisht dhe më dëshirë të vet. 
  •  I interesuari duhet  t’u përmbahet Statutit dhe Programit të P.B-së, të mbajë kontakt dhe  dialog të afert me popullin e vet, përfshirë anëtarët e Partisë.
  • Më pranimin e një mandati, duhet t’angazhohet t’e rrespektojë « Obligimet e Mandatarit » .
  • Të participojë aktivisht me prezencën e vetë dhe investim personal në iniciativat e P.B-së dhe në lëvizje të aksioneve të përbashkëta të partisë, poashtu duhet të mbajë integritet ndaj tjerëve;
  • Çdo anëtar  i partisë,  përfëshirë Kryetarin e Partisë dhe zyrtarët tjerë të Partisë Balliste të regjistruar politike, duhet të jenë anëtarë të partisë dhe të çërtifikohen më Librezë të Partisë; njëherit duhet të  paguajnë kuotizacionin e anëtarësimit në Parti, shumë kjo e përcaktuar më nenin 17 në Rregullën  Nr. 01/2013  për regjistrimin dhe veprimin e partive politike mbrenda Rrepublikës së Kosovës.

4b )  Dorëheqëja

Anëtarët e  P.B-esë munden të demisionojnë (të tërhiçen) nga Partia, në çdo kohë, edhe pa  plotësim të formularit të veçantë për dorëheqje.

4c )  Përjashtimi nga partia

Arësyet qe çojnë deri në përjashtim nga Partia janë mosrespektimi dhe moszbatimi i Statutit, rregulloreve dhe programit të P.B-së:

  • nëse anëtari i P.B-së  bashkëpunon pa autorizim të  Drejtorati Madhor i Partisë Balliste më një tjetër parti apo lëvizje politike;  
  • mospagesa e  anëtarësisë,  
  • nese anëtari i Partisë i bënë lajka Partisë dhe vepron kokë më vete për interes të vet apo të dikujt tjetër, duke shfrytëzuar emrin e Partisë Balliste, ose
  • kur anëtarët e  D.M.P.B-së  apo të Kuvendit të P.B-së  devijonë më qëllim rrugën e Partisë, Kryetari i Partisë merrë vendimin përfundimtar për aktivitetin politik të atij individi mbrenda korrnizës së Partisë Balliste.
  •  

4d ) Komunikimi i listës së anëtarëve të Partisë   

Çdo lokalitet i Partisë Blliste për çdo vjet duhet t’e transmetojë listën komplete të anëtarëve të vet (me identitet egzakt), lista duhet përfëshirë anëtarët që janë në rregull më kautizacion (pagesë) të anëtarsisë për vitin e parafundit. Lista duhet dorzuar më së largu diten e fundit të punës të muajit Shkurt në Sekretariat Kombëtar të P.B-esë.

4e )     P.B-eja   ju garantonë anëtarëve të vet :

  1. formacion militantëve dhe mandaterëve rreth dhe për Partinë,
  2. Të drejtë në difyzione interrne të informatave të  P.B-esë, 
  3. participim i të gjithave dhe të gjithëve, ashtu si më statute të tanishme (pa dallim gjinije as feje), 
  4. transparencë të procesusit të vendimeve,
  5. rrespektim ndaj vendimeve të marrura nga instancat vendimarrëse të  P.B-së,
  6. lirinë  e  shprehjes, të drejten e tendencës dhe debatin kontradiktoar  dhe 
  7. rrespekt për jetën private.

4f ) Të drejtat e anëtarëve të P.B-së për tu informuar

Anëtarët Partisë Balliste  gëzojnë të drejtat e barabarta në korrnizen e Partisë:

  • kanë të drejtë të participojnë, të mendojnë, të veprojnë, të  jenë të informuar në tërsësi rreth Partisë,
  • t’i kenë dyertë e hapura për të shqyrtuar në dokumentacion që Partia e ka në dispozicion për anëtarët e Partisë.
  • Të marrin pjesë në debate të orientimit të  P.B-së,
  • të informohen rreth propozimeve dhe ndryshimeve në Parti, 
  • të propozojnë, të propozohen, të këshillojnë dhe të këshillohen nga Partia dhe në Parti,
  • të jenë aktif e të lytojnë, të lobojnë për aç militant të Partisë Balliste.
  • Gjithashtu, gëzojnë të drejtën për t’u informuar për të gjitha të hyrat dhe shpenzimet e Partisë dhe për përgjegjësinë e organit gjegjës për transakcione financiare.

4g ) Koalicioni dhe bashkëpunimi elektoral me parti e shoqata

Partia Balliste  nuk është  adhuruese e koalicioneve partiake dhe as nuk i bashkangjitet asnjë partie politike, por pranonë ardhjen apo shkrirjen e partive të tjera në gjirin e P.B-esë që vendimi merret nga Drejtorati Madhor i P.B-esë në bashkujdi me Drejtoratin e Kuvendit të P.B-esë.

P.B-eja është Parti e djathtë me tipare përparimtare të nivelit njerëzorë, të principit atdhetar, ka mentalitet bujar së nuk e ndien veten inferiore.  

KREU III 

Neni  5

Fonkcionimi i mjeteve të informacionit dhe pasurisë 

së Partisë Balliste

Të gjitha institucionet e P.B-së : qendrat, postat dhe antenat diferente, mjetet e ndryshme të informacionit, të mirat e tundshme dhe të patundshme në tërësi, donacionet e ndryeshme në favor të P.B-së, funkcionojnë me rregulloret e P.B-së dhe çdoherë  transparente në pajtim me Rregulloren Nr. 01/2013 për regjistrimin dhe veprimin e partive politike në Rrepubliken e Kosovës.

Neni 5.1

Financimi dhe fondet e partisë

Të ardhurat e partisë mundë të kenë  burimin brenda apo jashtë shtetit tonë,  nga

  • veprimtarija botuese dhe informative e Partisë;
  •  programet e aktivitetet kulturore, artistike, sportive, … etj. të organizuera, të kontraktuera apo të instoruera  nga P.B-eja;
  • shoqatat, qëndrat, klubet, të mirat pronësore të tundëshme dhe të patundëshme të ndryshme brenda gjirit të P.B-së; 
  • donacionet (të tundëshme dhe të patundëshme) nga personat fizik, … etj. , 

            subvencione publike (eventualisht), individuale e të ndryeshme, për të miren e Partisë; 

  • donacionet qeveritare të akorduera  relative me kontrollin e kufizimeve të shpenzim eve elektorale, gjithashtu të financimit dhe komptabilitetit të hapur për partitë politike;
  • kontributet nga grupet parlamentare, regjionale, … etj.;
  • kuatizacionet (anëtarësia) nga anëtarët e partisë;
  • të ardhurat që vijnë nga manifestacionet, publikacionet  si dhe recetet nga publiciteti dhe
  • kongtributet që derdhen nga kompozantet dhe mandateret e partisë.

Neni 5.2

Shpenzimet e partisë  

  • Shpenzimet e kabineteve të partisë (qeraja, mobilëje, ekipement informatik, nxemëje, ndriçim, uji, mirëmbajtëje, … etj.),
  • deplasmant e transport të personelit (mobilitet në përgjithësi),
  • remynerime personeleve të fonksionimit administratif të partisë,
  • shpenzimet për informasion dhe propaganda,
  • investim jo direkt produktif,
  • shpenzimet elektorale,  … etj.

Neni 5.3

Kompta bankiere

P.B-eja  duhet të posedojë sëpaku një xhirollogari bankiere pranë një banke në teritorin e Rrepublikës së Kosovës, e më menaxhim të mjeteve financiare të P.B-së  vendosë Drejtorati Madhor i Partisë Balliste (D.M.P.B-ja).  Menaxhimi financiar i P.B-së  është nër administrimin e Servisit financiar që është  pjesë e Sekretarjatit Kombëtar të P.B-së.

Neni 5.4

Komptat vjetore  dhe Raporti  financiar i P.B-së

5.4a)    Komptat vjetore dhe gjestioni i fondeve të Partisë  determinohen më rregulloren e mbrendëshme të Partisë dhe sipas planit komptabel, e që ekzersisi komptabel shkonë nga 01 Janari e deri më 31 Dhjetor të çdo viti civil.

Dokumentat dhe pjeset komptable konzervohen 5-së vite. 

5.4b)   Shërbimi i komptabilitetit  është më seli në Komision Financiar që ndodhet në   gjiun e  Sekretariatit Kombëtar të Partisë, publikon çdo vit një raport justifikatif të receteve  (gjendejeve) financiare dhe ekonomike të partisë.  – Ky raport ka të bëjë më gjendejen e financimeve dhe shpenzimëve në tërësi të partisë.

Neni 5.5

Instancat financiare të  P.B-së

Instancat  financiare (komptabiliteti dhe inspektoriati financiar) emërohen nga Drejtorati Madhor i Partisë, kanë autoritet dhe kompetencë për kontrollë të përgjithëshme të komptabilitetit në gjirin e P.B-së,  ushtrojnë  kontrollin e mbrendëshem financiar dhe  punojnë në mënyrë të pamvarur  e jep  llogari vetem para  Drejtoratit Madhor të P.B-esë  në prezencë të Drejtoratit të Kuvendit të Partisë.

Për vuerje në dritë të raportit financiar të P.B-së  dhe të  Servisit komptabel, Servisi financiar në rast nevoje përcakton një apo më shumë revizor të kontrollit financiar.

Shërbimi i komptabilitetit dhe Servisi  financiar janë një kompakt me seli në Sekretariat Kombëtar të P.B-së.

KREU  IV

– Veprimi i partisë dhe hyrja në fuqi e Statutit të  P.B-së    

          – Ndryshimet në statut dhe program të partisë  … 

          – Fundi i aktivitetit të Partisë 

Neni 6

Veprimi i Partisë dhe hyrja në fuqi e Statutit të P.B-së;   

Statuti i Partisë Balliste dhe partia vet,  për aç Parti politike, hynë në fuqi me nënshkrim të tanishmit Akt nga konstituesit e të tanishmes Parti, ndërsa me regjistrim e publikim zyrtar të këti Statuti, partia gëzon vleren e personalitetit juridik, e për gjykatë zgjedhë Gjykaten Themelore në Pejë.

Neni 7

Ndryshimet në Statut ose Program politik të Partisë dhe

Njoftimi për ndryshimet

Partia Balliste mbanë të drejten e ndryshimeve në statut të partisë, kuurdo që strategjia e partisë e kërkon.

Statuti dhe Programi i P.B-së  janë transparent, të diskutueshem dhe të modifikueshem.

Ndryshimet në statut  veprohen nga Kuvendi i partisë në koordinim paraprakisht me “Zyren” duke marrë parasysh kërkesat nga neni 5(c) dhe  (d)  dhe Nenin 10.2  të Rregullores Nr.01/2013 për Regjistrimin dhe Veprimin e partive politike në Republiken e Kosovës. 

Partia Balliste përmbanë Nenin 10-të dhe 11-të të cekur më  Rregullen  Nr. 01/2013 për Regjistrimin dhe Veprimin e partive politike në Republiken e Kosovës.

Neni 7.1

Të dhenat e ndryshuera vjetore

Partia Balliste e regjistruar politike e ka për obligim sipas agjendarit të Kryetarit të partisë dhe sipas nenit  11-të të Rregullores Nr. 01/2013 për Regjistrimin dhe Veprimin e partive politike në Republiken e Kosovës, t’i dorzon  Zyres të dhënat e ndryshuara vjetore: shtojca 6, më së largu deri më 31 Janar të çdo viti.

Neni 8

Fundi i aktivitetit të Partisë

Më vendim të Drejtoratit Madhor të Partisë,  por më aprovim vendimi nga Kryetari  i Partisë,    veprimtaria dhe aktiviteti i P.B-së (Partisë Balliste), mundet të ndërpritet, në çdo  kohë dhe vend, definitivisht apo përkohësisht, ose  të shuhet, të shkrihet, apo të asociohet  me një parti tjetër, e që vendimi i marrur hip në fuqi menjëherë me nënshkrimin e Kryetarit të Partisë. 

Në mungesë të Kryetarit të P.B-esë, Zëvendës-Kryetari i Partisë nënshkruen aprovimin.

Vendimi i „ Fundit të aktivitetit të Partisë“ duhet dorzuar për informim dhe publikim në institucionin përkatës „Zyra“ pranë KQZ-së.

Neni 8.1

Në  rast të  forcës madhore ndaj  P.B-së,  rast i konstatuar  nga Drejtorati Madhor i Partisë Balliste, Kryetari në bashkëpunim më Drejtoratin Madhor dhe Drejtoratin e Kuvendit të Partisë   merrë vendim të prerë për:

  • shuerje të P.B-së,
  • ndërprerëje të përkohëshme t‘aktivitetit, apo
  • t’instalojë dhe strukturoj celulen strategjike të P.B-së, për një kohë të pa kufizuar jasht Republikës së Kosovës.

Neni 8.2

Në rast të ndërprerjes të aktivitetit, disolucionit (shumjës), bashkimit, shkrimjes së Partisë Balliste, nëse P.B-ja e ka mundësinë, i kryen pagesat e  fakturave, borxheve, remyneracioneve, … etj., ndërsa  mbetëja i dhurohet ndoj organizate, shoqate apo lëvizje rrevollucionare pa qëllim fitimi, të vendit apo të  hueja.  

KREU  V

Strukturat e Partisë Balliste në rangun kombëtar

Neni 9

P.B-ja në strukturen e vet të rangut kombëtar përbëhet nga dy bërthama:

–  Drejtorati Madhor i Partisë  dhe

–  Kuvendi  i Partisë.  

Neni 10

Drejtorati Madhor i Partisë Balliste është bërthama amzë e strategjisë politike në gjirin e Partisë: planifikon strategjinë politike të tërë partisë, kontrollon dhe shqyrton për aprovim të çdo paravendimi,  propozimi apo dhe vendimi të Kuvendit të Partisë, e në raste kontestuese në gjirin e Kuvendit, është Drejtorati Madhor i Partisë  që ndërhynë për rezolim të situatës.

Neni   10.1

Drejtorati Madhor i Partisë Balliste merrë  mbi veti tërë drejtimin ditor të partisë, së është organ kompetent që vendosë, përgadit, drejton dhe përcjellë veprimin e mandaterve të vet në gjirin e Partisë.

Neni 10.2

Struktura e Drejtoratit Madhor të Partisë Balliste

Bërthama e D.M.P.E-së është e përbërë nga

  1. Kryetari,                  
  2. Zëvendës kryetari 1-rë
  3. Zëvendës kryetari i 2-të   
  4. Sekretari politik,  
  5. Sekretar administrativ,           
  6. Sekretari organizativ dhe
  7. Koordinatori

Neni 10.3

Mandati i anëtarëve të D.M.P.B-esë 

Anëtarët e Drejtoratit Madhor të Partisë Balliste votehen në mënyrë transparente e demokratike,   nga Kuvendi i Partisë  me mandat 4 (katër) vjeçar me të drejtë rizgjedhje. 

Neni 10.4

Funkcionimi i Drejtoratit Madhor të Partisë

Drejtorati Madhor i Partisë Balliste (D.M.P.B) funkcionon sipas Agjendarit të vet, duke marrë për bazë Agjendarin e Kryetarit  të Partisë.  

Neni 11

Kryetari i partisë

  1. Kryetari  i Partisë  Balliste është Lider dhe orator i parë i Partisë, është organi më i lartë ekzekutiv i partisë, i vendosur për mandat  4-tër vjeçar me të drejtë rizgjedhëje.
  • Procedura për zgjedhëje të Kryetarit të Partisë Balliste përcaktohet dhe realizohet nga Drejtorati Madhor i Partisë në bashkëpunim më Drejtoratin e Kuvendit të Partisë.
  • Më regjistrim të Partisë Balliste, zgjedhja për herë të parë e Kryetarit të Partisë Balliste, që është organi më i lartë egzekutiv i Partisë, bëhet brenda 6 (gjashtë) muajve nga data e regjistrimit të Partisë, pastaj çdo 48 (dyzet e tetë) muaj.
  • Pushteti dhe përgjegjësia e Kryetarit të P.B-së  ka të bëjë në çdo fushë dhe nivel të partisë, e në mungesë të Kryetarit të partisë dhe në raste të forcave majore,  është Zëvendës-Kryetari që udhëheqë me Parti.
  • Kryetari i P.B-esë  punon dhe vepron sipas agjendarit të vet, e njëherit mbanë përgjegjësi për gazeten e  P.B-së.
  • Imuniteti i Kryetarit të P.B-esë bjen:  nëse vet Kryetari shpreh dëshiren për largim nga funkcioni i Kryetarit të partisë,  nëse Kryetari i shkel me qëllim  normat njerzore dhe kombëtare,  apo nëse konstatohet mosaftësija shëndetësore e tij për dirigjim me partinë.
  • Kryetari i partisë është i vetëmi që ka pushtet të autorizon një apo më shumë të autorizuar për marrëveshëje në emër të partisë.

Kreu VI

Kuvendi i Partisë Balliste  

Neni 12

Struktura më e gjërë vendim-marrëse e Partisë Balliste  është Kuvendi, që përmbanë në veti dy struktura:

a)  Drejtoratin e Kuvendit  dhe

b)  Anëtarët e Kuvendit  

Neni  12 a.

Drejtorati i Kuvendit të P.B-esë

Struktura e Drejtoratit të Kuvendit të  P.B-esë përbëhet nga

  1. Drejtori i Kuvendit,
  2. Zëvendës-Drejtori 
  3. 3 (tre) Këshilltarë dhe
  4. Referenti

janë të emëruar për mandate 4-tër vjeçar, e më të drejtë rizgjedhje.

Neni 12 b.

Anëtarët e Kuvendit të Partisë Balliste

Anëtarët e kuvendi të P.B-esë janë:

  • Sekretartë politik /nga 1 (një ) për Qark administrativ/  dhe
  • Kuvendartë (delegatet) nga 1 (një) për Komunë.

janë orator – avokat të popullit të zgjedhur me vota të lira – demokratike dhe transparente nga gjiri i strukturave të P.B-esë të distriktit që i përkasin, të gjithë me të drejtë vote të barabart në gjirin e Kuvendit të Partisë,  të zgjedhur për mandat 4-tër vjeçar e më të drejtë rizgjedhje.

  • Kuvendi i  1-rë ( parë) i Partisë Balliste mbahet brenda  6-të  (gjashtë) muajve nga data e regjistrimit të partisë dhe pastaj çdo 4-tër (katër) vite.
  • Kuvendi i Partisë Belliste zgjedhë Kryetarin e partisë që është organi më i lartë  ekzekutiv i partisë.
  • Anëtarët e Kuvendit kanë votë të barabartë në vendimet e marrurabrenda Kuvendit të P.B-esë, duke përfshirë votiimin për zgjedhëje të Kryetarit të Partisë dhe të organit mmë të lartë egzekutiv të partisë.  
  • Për post të delegatit të Kuvendit të P.B-esë mund të kandidoj çdo militant i Partisë Balliste që nuk është i sanksionuar nga instanca diciplinore e Partisë  dhe që janë në rregull më kuotizacion.  Kandidaturen duhet parashtruar pranë Odës së lokalitetit që i përketë (Bashkijake apo Lokale).

Neni 12 c.

Obligimet e Partisë Balliste ndaj „Zyres“

për mbajtëjen e Kuvendit

P.B-eja e ka për obligim që në afat prej  5 ditë  pune nga dita e majtjes së Kuvendit të saj, të njoftojë  „Zyren“ duke pareaqitur kopjet e procesverbalit të Kuvendit të mbajtur e i cili duhet të vërtetohet nga Kryetari i Partisë.

Partia Balliste e regjistruar politike e ka për obligim ta ftojë „Zyren“për ta vezhguar Kuvendin, gjithashtu duhet të njofton „Zyren“ për të vezhguar kuvendin e degës së saj përkatëse.

Neni 12 d.

Qëllimi i Kuvendit të  P.B-esë

Kuvendi i P.B-së e ka për qëllim dhënjen e mundësisë më të mirë për themelim të mentalitetit t’atëdhetarizmit kombëtar dhe parashtrimin pasqyrues e transparent të strategjisë politike-globale të Partisë Balliste më ekstancion nacional-rrevolucionar, e që nuk ka rëndësi a ndodhet P.B-eja  në pozitë apo në opozitë, por që të përgaditë dhe shprehë teorikisht dhe në praktikë mentalitetin e tij  në  interes të atëdheut dhe popullit.

Kuvendi duhet të jetë i pranueshem nga populli-adhurues i ballizmit dhe të ket aspektin e ballafaçimit për bashkëmendim e ujdi në interesin e përgjithëshem kombëtar.

Në Kuvend zgjedhen anëtar të postave të ndryeshme për fonkcione në gjirin e  Partisë Balliste. 

Neni 12e .

Kuvende të jashtëzakonsheme

Kryetari i Partisë Balliste, më mbeshtetëje të shumicës së anëtarëve të D.M.P.B-esë dhe Drejtoratit të Kuvendit mundet të thërret seancë të jashtëzakonshme të Kuvendit të P.B-esë,  për aç herë sa e kërkon nevoja  e Partisë.

Neni 12 f.

Pranimi i vendimeve të marrura në Kuvend

Puna e Kuvendit dhe vendimet e marrura në Kuvend pranohen të ligjëshme nëse 50% + 1 të delegatëve janë prezent në Kuvend.

Vendimet e Kuvendit, në të shumten e rasteve janë të pranueshme nga Kryetari i P.B-esë dhe Drejtorati Madhor i P.B-esë, por nëse verehet jo korrektësia apo qëllim-sabotimi nga ndonjeni i  anëtarëve të  D.M.P.B-së, Drejtoratit të Kuvendit të P.B-esë  apo të delegateve  që munë të çojnë kundraj të mirës së P.B-esë, më urdher të Kryetarit të Partisë iniciatori i ekcesit largohet nga Kuvendi dhe përjashtohet nga Partia.

Neni  12 g.

Realizimi i normave të Kuvendit të P.B-esë

P.B-ja e regjistruar politike  e ka obligim ta ftojë  „Zyren“ për ta vezhguar Kuvendin, dhe t’i dorzojë „Zyrës“ një kopje të proces verbalit të mbajtëjes së Kuvendit, në afat prej 5-së ditë pune nga dita e mbajtëjës së Kuvendit të saj, të vërtetuar nga Kryetari i Partisë.

Neni 12 h.

Procedurat për caktimin e kandidatëve të Partisë Balliste në zgjedhjet për Kuvendin e Kosovës dhe të Kuvendeve  komunale

Procedurat për caktimin e kandidatëve të partisë në zgjedhjet për Kuvendin e Kosovës dhe të Kuvendeve  komunale bëhet  nëpërmjet përfaqsuesve të përfaqësive të rangjeve që i përkasin, pra zgjidhen në seancat gjenerale nga organet partiake të rangjeve ku veprojnë, propozohen dhe votohen në mënyrë transparente dhe demokratike.

Udhëzimet për realizimin e procedurës për caktimin e kandidatëve të Partisë në zgjedhëjet për Kuvendin e Kosovës dhe të Kuvendeve komunale strukturohen nga Drejtorati Madhor i P.B-esë në bashkëpunim më Drejtoratin e Kuvendit të P.B-esë.

Kreu  VII   

Neni 13

Strukturat e P.B-esë

në rangjet e Qarqeve Administrative   

Strukturat e P.B-esë  në rangjet e Qarqeve Administrative zgjidhen në  Asamblet gjenerale të rangjeve që u përkasin, më votim transparent e demokratik, me mandat  4-tër vjeçar e më të drejtë rizgjedhje.

Zgjedhëjet mbahen brenda  muajit qërshor, e modalitetet e votimit përcaktohen nga votra për votime  e P.B-esë.  

Kusht kandidatimi për t’u votuar për  njenën nga Odat  e  rangjeve të Qarqeve Administrative  (t’atij lokal, bashkijak apo krahinor) është që kandidatet duhet të jenë militant të Partisë, me princip dhe moralitet ballist dhe në rregull me kuotizacione anëtarsie, e për t’u zgjedhë duhet t’e ketë sëpaku një votë më tepër së rivali.

Neni 13 a.

Partia Balliste në rangjet e Qarqeve Administrative ka tri struktura të nivelit organizatif politik :

  • Odat   e Qarqeve  Administrative ,
  • Odat   Bashkijake   dhe
  • Odat   Lokale 

Neni 13 b.

Oda  e Qarkut Administratif  e  P.B-së   është organi më i lartë i P.B-së  në rangun e një

Qarku administratif, e udhëheçur  nga

  • Drejtori,
  • Sekretari Politik,
  • 2  këshilltarë dhe
  • arkatari,

të gjithë të zgjedhur në Asamblenë  Gjenerale të Odës së qarkut administratif  dhe të nxjerrur nga përfaqësuesit e lokaliteteve  të Qarkut administratif  që i  përkasin, duke u bazuar në rregullore të votres për votime të P.B-esë, të zgjedhur në mënyrë transparente e demokratike për mandat 4-tër vjeçar e më të dejtë rizgjedhje.

Odat e Qarqeve Administrative të P.B-së  nuk e kanë kompetencen për pranim t’anëtarëve në Parti, së  kompetenca për pranim t’anëtarëve në Parti ju takonë Odave  Bashkijake dhe Odave  Lokale të P.B-esë.

Neni 13 c.

Drejtoret e Odave  të Qarqeve  Administrative  të  P.B-së 

Drejtoret e Odave të Qarqeve Administrative janë orator të parë të Partisë mbrenda teritorit të qarkut administrativ që i përkasin,  e që imunitetin mund t’ju terhjek vetem Drejtorati Madhor i P.B-esë. 

Neni 13 d.

Nër patronatin  partijak të  Odave të Qarqeve Administrative të  Partisë Balliste janë:

  • Odat   Bashkijake   dhe
  • Odat   Lokale   të  P.B-esë 

Neni  13 e.      

Oda Bashkijake  e  P.B-esë    udhëheçët  nga

  • Drejtori,
  • Sekretari Politik,
  • 2  këshilltarë dhe
  • arkatari    

të zgjedhur në Asamblenë  Gjenerale të  Odës  Bashkijake, të nxjerrur nga celulat përfaqësuese të lokaliteteve që ju përkasin, duke u bazuar në rregullore të Votres për votime të P.B-esë, të zgjedhur për mandat 4-tër vjeçar e më të drejtë rizgjedhje.

Neni  13 f.

Oda Lokale  e P.B-esë    udhëheçët  nga

  • Sekretari politik,
  • 2 këshilltarë dhe
  • Arkatari,

të zgjedhur në Asamblenë gjenerale të Odes Lokale, anëtarë të propozuar nga militantet e partisë të lokalitetit që i përkasin, sipas rregulloreve të Votres për votime të P.B-esë, të zgjedhur për mandat 4-tër vjeçar e më të drejtë rizgjedhje

Kreu  VIII

Neni 14

Agjendari  dhe Votimet e Partisë Balliste

  1. Agjendari i P.B-esë   përgaditet nga Kryetari i Partisë Balliste.
  • Votimet e çdo rangu të Partisë Balliste  janë të sistemit: „ një anëtar, një votë“, e  për t’e marrë formen e preht duhet që dekreti,  pika apo përsoni që votohet të përmbahet sëpaku me një votë më tepër së votat „KUNDRAJ“  apo më tepër së votat e rivalit.
  • Votimet realizohen sipas rregulloreve të vura në pikë nga Drejtorati Madhor, Drejtorati i Kuvendit dhe  Votra për votime të P.B-esë,  por ndryshimet mund të kenë vend aç herë sa të ndihet e nevojëshme në të mirë të Partisë.
  • Votat me prokuracion dhe ato më korrespondencë janë të pranueshme.

KREU  IX

Neni 15

Sekretarjati Kombëtar & Votra për votime të P.B-esë

Sekretariati Kombëtar dhe Votra për Votime janë zyre e përbashket administrativo-ligjore të P.B-esë, punojnë krahaz me Drejtoratin Madhor dhe Drejtoratin e Kuvendit të Partisë, mbajnë strikt sekretet e Partisë : kanë të bëjnë me administraten, arrëshivat, shqyrtimit të kandidaturave (ankesave, masave diciplinore, organizimin e zbatimin e çdo norme rreth e për votime, tubimeve të Partisë, konferenca, mitingje si dhe financë e demarshe adminostrativo-ligjore të Partisë).

Pjesë përbërëse e Sekretarjatit Kombëtar dhe Votrës për Votime të P.B-esë janë :

  • Servisi administratif,
  • Kontrolli i brendshem financiar dhe
  • Komisioni diciplinor.

Neni 15 a.

Servisi administrativ   është pjesë përberëse e Sekretariatit kombëtar që mbanë nër kontrollë tër shërbimet administrative të Partisë Balliiste.

Neni 15 b.

Kontrolli i brendshem financiar  

P.B-eja ju mundësonë anëtarëve të vet, çka është edhe e drejtë e anëtarëve militant të P.B-esë,  të furrnizohen me dokumentacion provash të gjendëjës financiare të Partisë Balliste, konkretisht mbi hyrjet dhe daljet financiare, numër të gjirolligarisë bankiere, … etj. informacione.

Kontrolli, azhurimi financiar dhe kontabiliteti në përgjithësi i P.B-esë është nën kujdesin e përfaqësuesit financiar (ekspertit kontabel dhe arkatarit)  të P.B-esë.

Bilani financiar dhe buxheti vjetor i Partisë në nivel vendor miratohen mbas shqyrtimit në Kuvend të Përgjithshem të Partisë Balliste.

Veprimtaria financiare dhe ajo ekonomike të  P.B-së parashtrohen në shqyrtim, sëpaku njëherë në vit, para Drejtoratit Madhor dhe Drejtoratit të Kuvendit të Partisë Balliste.

Neni 15 c.

Komisioni Diciplinor i  P.B-së    është pjesë përbërëse e Sekretarjatit Kombëtar të P.B-esë, e që pjestar i  Komisionit Diciplinor të Partisë  është edhe vet Kryetari i Partisë  apo i mandatuari i tij.

Komisioni diciplinor mirret më shqyrtim të çdo violacioni të vepruar nga anëtarët e partisë ndaj dispozicioneve të këtyre statuteve partijake.

Për violacionet e dispozicioneve të tanishëmit STATUT, violacione që çojnë në procedurë disciplinore të paraparë më rregulloren e mbrendëshme të Partisë, masat mirren nga interpretuesi i statuteve të P.B-esë, e ky është  «Komisioni Diciplinor i P.B-esë ».

Neni 16

Mospërgjegjësia e P.B-esë  …

Drejtorati Madhor i P.B-së si dhe mbarë Partia, n’asnjë mënyrë, n’asnjë rast dhe n’asnjë vend dhe kohë nuk e ndinë veten fajtore dhe as përgjegjëse për agjitime e veprime të ndryshme pa lejen e Drejtoratit Madhor të Partisë.

Çdo demarsh apo akcion nga Strukturat dhe anëtarët e P.B-esë, në emër të Partisë, duhet të veprohet me urdhër  dhe autorizim zyrtar nga Drejtorati Madhor i Partisë Balliste.

Neni 17

Sanksionet

Për mosrrespektimin e normave dhe rregulloreve, në kuptimin e përbashkët të termit  të statuteve të P.B-esë, anëtari i partisë sanksionohet sipas gravitetit të veprimit, më :

  • vërejtëje,
  • kritikë,
  • suspension mandati apo të fonksionit,
  • revokim (heçje) mandati apo të fonksionit,
  • revokim (heçje) i të gjith mandateve të fonksioneve në Parti,
  • ndalim për prezentim të kandidaturës për mandat apo fonksion intern në Parti,
  • ndalesë të figurojë në ndojë listë elektorale të Partisë apo të investueme nga Partia për ndoj mandat  elektif,
  • suspension të kualitetit të nëtarit të Partisë dhe
  • largim nga Partia.

Neni 18

Ankesat

Kundraj çdo vendimit të marrur  nga  Strukturat e P.B-esë,  pala e paknaçur mund të parashtrojë ankesen pranë Sekretariatit Kombëtar të  Partisë  më specifikim: „Servisi për ankesa dhe reklamime“.

Ankesat duhet dorzuar mbrenda afatit 5 (pesë) ditë pune nga dita e marrëjes së aktit apo vendimit.

Neni  19

Konferencat e P.B-esë.

  1. Konferencat  e  P.B-esë janë nacionale, krahinore, bashkijake dhe lokale, mbahen aç herë sa t’e kërkon stratexhija e Partisë:  janë  tubime me dyer të mbyllura apo tubime publike.
  2. Konferencat me dyer të mbyllura, të çdo rangu dhe niveli të Partisë Balliste, të mbajtura mbrenda lokaleve dhe tereneve privative të Partisë, të marrura me çira apo  të dhënuna në shërbim, janë tubime me rregullore të mbrendëshme të Partisë që nuk imponohet leje nga rendi public për mbajtëje të tubimit e që  të drejtë participimi kanë  militantet, adhuruesit dhe dhe musafiret e ftuar zyrtarisht apo miqësisht;
  • Mbajtëja e Konferencave publike apo mitinxheve dhe demostratave në teritore publike (të cilat nuk i takojnë për aç pronës private), manifestohen me leje manifestimi të lëshuara nga  Autoriteti i rendit publik të lokalitit ku do të mamifestohet;
  • Konferencat dhe tubimet e ndryshme të  P.B-esë, organizohen, urdhërohen dhe dirigjohen nga instancat e strukturave dirigjuese të  P.B-së, por më pëlçim të dhënur më shkrim nga Drejtorati Madhor i Partisë  dhe të nënshkruera nga Kryetari i Partisë, e në rast mungese të Kryetarit, Zëvendës-Kryetari  apo i autorizuari i Kryetarit  firmosë më citim: „Për Kryetarin e Partisë“.
  • Për çdo lloj tubimi partijak duhet mbajtë  Proçes-verbal apo Notë  më norma zyrtare, të hartuera në Librin e Proçes-verbalit dhe të nënshkruhet nga drejtuesi i konferencës dhe hartuesi i Proçes-verbalit apo Notës. 

KREU  X

Neni 20

Dispozitat tranzitore

Me apruvim të akteve të përmbledhura në këte statut, e konstatuar që Partia Balliste është e regjistruar ligjerishtë, e nënshkruesit e të tanishmit akt dhe delegatet prezent në Kuvend të   sotëshëm vendosen të aprovojnë konkluzionet e të tanishëmit akt  dhe zgjodhen doren e strategjisë dirigjuese të  P.B-esë me titullin emërues:  « Drejtorati Madhor i Partisë  Balliste» në abrezhim :  “D.M.P.B”.

Zgjedhen për Kryetar të Partisë Balliste: Zotëri Pajazit Podrimçaku.

Në vend dhe datë:   cekur në fillim  të këti Statuti.                               

Leximi i bërë pjesëmarrësve, të cilet pranojnë këte mandat për një afat 4-tër vjeçar, duke qenë në gjendje të ushtrojnë dëtyren dhe aktivitetin politik mbrenda Partisë Balliste në titull gratis.

Pasi që u lexua, të zgjedhurit kanë firmosur modifikimin e Statutit dhe Programit të P.B-esë.

Është Akt..   

Kryetari:  Z. Pajazit PODRIMÇAKU                                  

Pajazit Podrimçaku

Pajazit Podrimçaku

Kryetar